Taksa

Llogaritë gabim të taksave, hapat që duhet të ndjekin tatimpaguesit për të zgjidhur ngërçin

Nga Gazeta ‘SI’ - Një problem në sistemin kompjuterik të administratës tatimore ka krijuar kaos midis vetë institucionit dhe taksapaguesve.

Dëshmuar fillimisht nga profesionet e lira, të cilët ishin ngarkuar gabimisht me detyrime më të mëdha se sa parashikon ligji, problemi preku dhe bizneset.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve udhëzon tatimpaguesit që për çdo paqartësi apo në rast se vërejnë përllogaritje jo të saktë të kësteve t’i drejtohen drejtorive Rajonale përkatëse ku për të kërkuar rishikim të kësteve, me qëllim trajtimin e kërkesave të tyre me prioritet për tatim të drejtë, sipas statusit juridik.

Për zgjidhje të mëtejshme, çdo qytetar apo biznes që ka hasur problematika DPT sqaron se mund të apelojë në drejtorinë e Apelimit Tatimor, ku dërgon aktin administrativ të lëshuar nga Administrata, brenda një muaji nga marrja në dijeni bashkë me arsyen e ankimit.

Në rastin e mungesës së një përgjigje nga Apelimi apo mosdakordësi me të, tatimpaguesi mund të nisë një proces gjyqësor, por vetëm pas këtyre hapave.

Burime nga Tatimet sqarojnë se llogaritjet gabim është tërësisht i sistemit online dhe se detyrimet tatimore do të rillogariten brenda muajit. Për profesionet e lira problem është bërë edhe deklarimi në një mënyrë të re i të ardhurave, por me formular të vjetër, ku nuk përfshihen shpenzimet e zbritshme, siç parashikon ligji i 2024-s.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë