Lajme

Lleshaj: Në vende normale, festat s’bëhen me shpërthime dhe armë

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj bëri sot edhe një përpjekje të fundit në drejtim të “ndërgjegjësimit” në radhët e maxhorancës, kundër fishekzjarrëve dhe mjeteve të tjera shpërthyese, të cilat dikasteri i tij kërkon t’i ndalojë për këto festa. “Ndalimi i përdorimit të lëndëve të rrezikshme piroteknike është shërbim ndaj sigurisë publike dhe jetës njerëzore. Ithtarët e eksplozivëve duhet të kuptojnë se në vendet normale, festat nuk bëhen as me shpërthime as me armë”, shkruan Lleshaj në një postim në Twitter.

https://twitter.com/SanderLleshaj/status/1076786452799909888

Fishekzjarrët apo kapsollat janë kthyer në një problem tejet shqetësues në Shqipëri veçanërisht në kohën e festave të fundvitit. Jo rrallë herë gjatë ndërrimit të viteve nga shpërthimet e kapsollave apo dhe fishekzjarrëve në çdo cep të Shqipërisë janë shoqëruar me të plagosur.

Shitja e pakontrolluar dhe fakti që pranohet se ato në shumicën e rasteve hyjnë kontrabandë, kishte detyruar paradoksalisht qeverinë “Rama” të dilte me propozime të kundërta, njëra që të bllokonte importimin dhe shitjen dhe tjetra që të hiqte akcizën e këtyre mallrave.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë