Motosport

Ljuis Hemilton për zërat që e çojnë te Ferrari: Spekulime, do të rinovoj!

Gazeta Si – Piloti anglez i Mercedesit ka hedhur poshtë zërat e fundit për një kalim të mundshëm te Ferrari. Ai e quan një situatë normale, kur bëhet fjalë për bisedimet e rinovimit.

Ishte konferenca e parë bashkë pas lajmeve të publikuara nga ‘Daily Mail’ për një mega ofertë të Ferrarit për Ljuis Hemilton. Në Montekarlo dukej diçka e natyrshme të shihje bashkë anglezin e Mercedesit dhe Sharl Leklerk. A mund të ndodhë që në 2024-ën të dy të jenë shokë skuadre?

Hemilton, Gasli dhe Leklerk. Gazeta Si, 25 maj 2023

“Janë spekulime, - ka thënë Hemilton, – Ferrari nuk më ka kërkuar. Është normale që të dalin këto zëra, kur ka një tratativë për rinovimin. Është hera e parë që nuk negocioj personalisht rinovimin, që besoj do të mbyllet javët në vazhdim. Puna e Mercedesit? Jemi një skuadër që ka fituar, tani kemi marrë vendime të gabuara, por po punojmë që të rritemi. Skuadra po punon shumë”.

Lajmi ka prekur edhe Leklerk, pasi sipas shtypit britanik, francezi mund të kalonte te Mercedesi. “Zërat për Hemilton? Jam kurioz të shikoj si do të shkojë. Kush nuk do ta donte Hemiltonin në skuadër, por tani jam shumë i kënaqur me Karlos Sainz”, - u shpreh francezi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë