Motosport

Ljuis Hemilton dyshues për skualifikimin: Çmenduri, kontrolluan vetëm 4 makina!

Gazeta Si – Pak orë nga semafori jeshil për provat e para të lira të Çmimit të Madh të Meksikës në Formula 1, Ljuis Hemilton ka folur për skualifikimin e tij në Austin: “Kanë kontrolluar vetëm makinat tona, jam u sigurt se dhe të tjerat kishin parregullsi, por ia hodhën”, - ka thënë piloti britanik.

Hemilton ndihet i frustruar për atë që ndodhi në Austin: “Ishte një fundjavë jashtëzakonisht pozitive, mendova se edhe mund të fitoja garën. Por kur bëjmë një hap përpara ka gjithmonë diçka që na kthen prapa. Është çmenduri, sepse kontrolluan vetëm 4 makina dhe gjetën shkelje”, - ka theksuar piloti i Mercedesit.

Edhe Maks Vershtapen ka folur për garën e fundit në SHBA, por për çështjen e vërshëllimave: “Nuk e di, nëse më drejtoheshin direkt mua, por ajo që është e qartë ka të bëjë me faktin se duhet ndërgjegjësim. Mbi të gjitha, të ulërasësh me zë të lartë gjatë himnit është mosrespekt”.

Kampioni i botës e ka mbyllur me një koment mbi raportin me shokun e skuadrës, Perez: “Ndihmuam njëri-tjetrin dhe u këshilluam. Shpresoj që Keko ta përfundojë në vend të dytë Botërorin, ka shanse shumë të mira. Do të bënim diçka të pabesueshme që Red Bull-i nuk e ka bërë ende”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë