Futboll

Liverpool vendos rekord, ja 15 startet më të mira në pesë ligat kryesore të Europës

Hendeku mes ligave më të mëdha të Europës dhe pjesës tjetër të kontinentit është bërë edhe më i thellë këtë sezon. Jurgen Klopp ka krijuar një ekip fantastik, ku me fitoren e fundit, është bërë një skuadër e pathyeshme, duke shënuar rekordin si skuadra me startin më pozitiv gjatë një sezoni, po të krahasojmë pesë ligat më të mira europiane. Më poshtë keni klubet me startet më të mira në historinë e këtyre ligave.

15. Bayern Munich (Bundesliga, 2012-2013)

21 ndeshje, 17 fitore, 3 barazime, 1 humbje.54 pikë; DG +48

Bayern Munich arriti të fitonte “tripletën” historike këtë sezon, nën drejtimin e Jupp Heyncke-s. E përfunduan kampionatin me 19 pikë para Borussia Dortmundit të vendit të dytë.

Kampionë: 34 ndeshje, 29 fitore, 4 barazime, 1 humbje; 91 pikë, DG +80.

14. Juventus (Seria A, 2013-2014)

21 ndeshje, 18 fitore, 2 barazime, 1 humbje. 56 pikë, DG +36.

Me yje si Paul Pogba, Andrea Pirlo dhe Carlos Tevez, Juventusi e përfundoi sezonin 2013-2014 të Serie A me 102 pikë.

Kampionë: 38 ndeshje, 33 fitore, 3 barazime, 2 humbje. 102 pikë, DG +57.

13. Bayern Munich (Bundesliga, 2015-2016)

21 ndeshje, 18 fitore, 2 barazime, 1 humbje. 56 pikë, DG +43.

Bayern Munich i Pep Guardiola-s  fitoi titullin, me një diferencë prej 10 pikësh nga Borussia Dortmundit e vendit të dytë.

Kampionë: 34 ndeshje, 28 fitore, 4 barazime, 2 humbje. 88 pikë, DG +63.

12. PSG (Ligue 1, 2017-2018)

21 ndeshje, 18 fitore, 2 barazime, 1 humbje. 56 pikë, DG +52.

Me Kylian Mbappe, Neymar dhe Edinson Cavani në krye, titulli i atij sezoni në Ligue 1 mund të kishte vetëm një destinacion: “Parc des Princes”.

Kampionë:  38 ndeshje, 29 fitore, 6 barazime, 3 humbje. 93 pikë, DG +79.

11. Inter (Serie A, 2006-2007)

21 ndeshje, 18 fitore, 3 barazime, 0 humbje. 57 pikët DG +29.

Interi i Roberto Mancini-t e ‘’vulosi’’  sezonin me 97 pikë, duke lënë mbas vetes me 22 pikë të pastra Romën e vendit të dytë.

Kampionë: 38 ndeshje, 30 fitore, 7 barazime, 1 humbje. 97 pikë, DG +46.

10. PSG (Ligue 1, 2015-2016)

21 ndeshje, 18 fitore, 3 barazime, o humbje. 57 pikë, DG +42.

Zlatan Ibrahimovic ishte njeriu kryesor i PSG gjatë këtij sezoni, duke shënuar 38 gola në vetëm 31 ndeshje.

Kampionë: 38 ndeshje, 30 fitore, 6 barazime, 2 humbje. 96 pikë, DG +83.

9. Barcelona (La Liga, 2017-2018)

21 ndeshje, 18 fitore, 3 barazime, 0 humbje. 57 pikë, DG +49.

Barcelona ishte ekip shumë i fortë  atë sezon. Ajo i dha fund kampionatit me 14 pikë diferencë nga Atletico Madrid i vendit të dytë.

Kampionë: 38 ndeshje, 28 fitore, 9 barazime, 1 humbje. 93 pikë, DG +70.

8. Chelsea (Premier League, 2005-2006)

21 ndeshje, 19 fitore, 1 barazim, 1 humbje. 58 pikë, DG +36.

Chelsea i Jose Mourinho-s e fitoi titullin e Premier League, duke grumbulluar 91 pikë në 38 ndeshje.

Kampionë: 38 ndeshje, 29 fitore, 4 barazime, 5 humbje. 91 pikë, DG +50.

7. Barcelona (La Liga, 2012-2013)

21 ndeshje, 19 fitore, 1 barazim, 1 humbje. 58 pikë, DG +47.

Në sezonin e parë, pasi Guardiola u largua nga “Camp Nou”, Barcelona e fitoi La Ligan me 100 pikë, nën drejtimin e Tito Vilanova-s së ndjerë.

Kampionë: 38 ndeshje, 32 fitore, 4 barazime, 2 humbje. 100 pikë, DG +75.

6. Barcelona (La Liga, 2010-2011)

21 ndeshje, 19 fitore, 1 barazim, 1 humbje. 58 pikë, DG +56.

Skuadra legjendare e Barcelonës, drejtuar nga Guardiola, e siguroi titullin me 96 pikë, duke lënë pas Realin me 92 pikë.

Kampionë: 38 ndeshje, 30 fitore, 6 barazime, 2 humbje. 96 pikë, DG +74.

5. Juventusi (Seria A, 2018-2019)

21 ndeshje, 19 fitore, 2 barazime, 0 humbje. 59 pikë, DG +31.

Në sezonin e debutues të Cristiano Ronaldo-s , Juventus e siguroi titullin me 11 pikë para Napolit, pavarësisht se humbi 10 ndeshje.

Kampionë: 38 ndeshje, 28 fitore,  barazime, 4 humbje. 90 pikë, DG +40.

4. Bayern Munich (Bundesliga, 2013-2014)

21 ndeshje, 19 fitore, 2 barazime, 0 humbje. 59 pikë, DG +48.

Bayern Munich i Guardiola-s, ishte i pandalshëm në Bundesliga dhe e fitoi titullin me 19 pikë të pastra para Borussia Dortmund.

Kampionë: 34 ndeshje, 29 fitore, 3 barazime, 2 humbje. 90 pikë, DG +71.

3. Manchester City (Premier League, 2017-2018)

21 ndeshje, 19 fitore, 2 barazime, 0 humbje. 59 pikë, DG +49.

Manchester City arriti një rekord prej 100 pikësh nën drejtimin e Guardiola-s.

Kampionë: 38 ndeshje, 32 fitore, 4 barazime, 2 humbje. 100 pikë, DG +79.

2. PSG (Ligue 1, 2018-2019)

21 ndeshje, 19 fitore, 2 barazime, 0 humbje. 59 pikë, DG +60.

PSG ishte i pamposhtur pas 21 ndeshjeve, por humbi në 5 ndeshje.

Kampionë: 38 ndeshje, 29 fitore, 4 barazime, 5 humbje. 91 pikë, DG +70.

1. Liverpool (Premier League, 2019-2020)

21 ndeshje, 20 fitore, 1 barazim, 0 humbje. 61 pikë, DG +36.

Është jashtëzakonisht e vështirë të ndalohet kjo skuadër, sidomos tani që janë 16 pikë përpara. Do të duhej një kapitullim i pashembullt, që Reds të mos shpallet kampione e Premier League në këtë sezon. Tani, kanë një mundësi të artë për ta çimentuar statusin e vet, si skuadra më e mirë që ka parë ndonjëherë Premier League.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë