Lajme

Prezantohet projekti për HEC-in e Skavicës (Video)

Në godinën e Kryeministrisë, Edi Rama dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku prezantuan sot projektin për hidrocentralin e Skavicës.

Kryeministri Edi Rama thotë se ky HEC kompleton Kaskadën e Lumit Drin dhe krijon mundësi të ruajtjes së rezervës ujore, duke u dhënë fund humbjeve dhe përmbytjeve kronike në Shkodër dhe Lezhë.

Projekti do të financohet 100 për qind nga buxheti i shtetit. Qeveria përllogarit se kostoja për ndërtimin e kësaj vepre të shkojë në rreth 510 mln euro, ku 350 mln euro do të jetë ndërtimi i digës dhe plotësimi i saj me turbina dhe 150 mln euro për shpronësimet dhe infrastruktura që do të ndërtohet.

Projekti konsiderohet si një objekt me rëndësi strategjike për pavarësinë energjitike të vendit, me synimin që jo vetëm të plotësohen nevojat e tregut të brendshëm, por edhe të eksportohet.

Rama thotë se hapja e kantierit të punimeve synohet që të ndodhë vitin e ardhshëm.

Më Shumë