Presidenti Ilir Meta ftoi qytetarët që pasditen e 2 marsit t’i bashkohen në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, ku tha se do të firmosë dekretin e parë kundër atij që e quan ‘grusht shteti’.
“Më 2 mars do të firmos dekretin e parë kundër grushtit të shtetit para popullit shqiptar në bulevard në një besëlidhje për të shpartalluar regjimin e oligarkëve dhe mafiozëve, që kanë shndërruar vendin në një qendër të pastrimit të parave, bazë operacionale e krimit të organizuar kombëtar dhe ndërkombëtar. Më 2 mars ju presim të gjithëve pasdite në Bulevard, falë popullit shqiptar nuk do të ketë vetëm një institucion që mbron Kushtetutën”, deklaroi ai.
Meta nuk përmendi emra, por pati një paralajmërim në dukje për Kryeministrin Edi Rama.
“Të gjitha institucionet që janë në bulevardin Dëshmorët e Kombit dhe të tjera pastaj do t’i kthehen popullit shqiptar. Ata që e kërkojnë popullin e Presidentit në Ëhats App, të porosisin poture të gjera”, u shpreh Presidenti.
Në grushtin e shtetit që përshkruan Ilir Meta, pjesëmarrës nuk është vetëm Ardian Dvorani, të cilin e ka kallëzuar penalisht, por vetë Qeveria dhe mazhoranca. Ai tha se do të ketë padi të reja ëdo ditë dhe se Presidenca do ta marrë me qetësi të plotë ëmontimin e plotë të grushtit të shtetit.
Këto deklarata Presidenti i bëri në konferencën për shtyp, që ishte paralajmëruar që të niste në orën 12:30 minuta. Por, konferenca nisi me rreth gjysmë ore vonesë dhe për këtë Meta u kërkoi ndjesë gazetarëve, duke sqaruar edhe arsyen e vonesës.
Arsyeja tha se ishte një takim me një përfaqësues diplomatik euro-atlantik, i cili i kishte marrë kohë për të kuptuar përplasjen për emërimet në Gjykatën Kushtetuese.
“E nisëm bisedën me demokracinë, por koha shkoi pak më e gjatë, sepse duke folur pak për “rule of laë” dhe kjo historia e Gjykatës Kushtetuese dhe zonja në fjalë nuk po kuptonte dot gjë dhe i thashë që po iki të flas me gazetarët se këtu ka kolegë të tu, diplomatë me vite të tëra që nuk e kuptojnë, apo nuk duan ta kuptojnë”, tha Meta.
Pas kësaj, Presidenti u hodh menjëherë tek shpalosja e atyre që i quajti prova të reja që dokumentojnë grushtin e shtetit të mazhorancës. Si fillim, Meta tha se projektligji për betimin në distancë, që në Parlament është regjistruar si nismë e deputetëve në të vërtetë është projektligj i Këshillit të Ministrave.
“Ka një nismë gjoja të një grupi të pavarur, por nga dokumentat është në zbatim të programit politik të Këshillit të Ministrave. E kanë marrë nga don Doni dhe e kanë ndryshuar”, deklaroi Meta.
Autor të të gjitha këtyre manovrave ligjore, që Presidenti këmbëngul në cilësimin si antikushtetuese akuzon se është Edi Rama. Kryeministrin e paralajmëroi se do të japë llogari para drejtësisë, por jo para drejtësisë aktuale, por para drejtësisë së re që Meta thotë se do të vij pas triumfit kundër grushtit të shtetit.
Denoncimi i dytë i Metës lidhej me konsultimet e projektligjit me institucione, shoqata e aktorë të shoqërisë civile. Presidenti thotë se ndryshe nga sa shkruhet në relacionin e ligjit konsultimet ose e kanë rrëzuar propozimin, ose nuk ka patur.
“Gjysmëparlamenti në relacion thotë se nisma për të bërë ceremonitë e betimit nëpër kafene dhe buzë Lanës ka marrë miratimin e KED, KLP, KLGJ, Shkolla e Magjistraturës, KSHH, Soros, që unë nuk besoj se e ka dhënë këtë miratim. Por kemi përgënjeshtrim tjetër të Parlamentit të gënjeshtrave dhe dele-deputetëve, ku thotë se Shkolla e Magjistraturës nuk ka dhënë opinion për këtë ligj”, vijoi Meta.
Kreu i shtetit citoi paragrafe nga përgjigjja që Komiteti Shqiptar i Helsinkit i ka kthyer Parlamentit për projektligjin në fjalë. Presidenti thotë se KSHH jo vetëm që ka kërkuar një konsultim më të gjerë për propozimet në fjalë, por e ka rrëzuar duke thënë se Kushtetuta ja ka caktuar Presidentit ceremoninë e betimit dhe kjo kompetencë nuk mund t’i jepet një organi tjetër përmes një ligji.
Meta tha se në Fletoren Zyrtare Presidenca nuk po gjen botimin mbi bazën e të cilit Parlamenti mori si të mirëqënë emërimin e Arta Vorpsit si anëtare të Gjykatës Kushtetuese. Ai tha se Presidenca e ka të qartë se për cfarë bëhet fjalë, por dokumenti zyrtar i nevojitej për t’i shpjeguar Venecias gjithë sa ka ndodhur.
Për këtë arsye, Meta tha se Presidenca i ka nisur një shkresë Qendrës së Botimeve Zyrtare duke i kërkuar informacion dhe se kjo qendër nuk i kishte kthyer përgjigje brenda 48 orëve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.