Daljen e kësaj të marte para gazetarëve, Kryeministri Edi Rama ja kushtoi infrastrukturës së ujësjellësave, por nuk iu shmang dot pyetjeve të lidhura me zhvillimet politike.
Kryeministri u pyet në lidhje me hetimin e nisur nga SPAK ndaj deputetit socialist, Ervin Bushati, i cili gjithashtu është edhe kryetar i PS së Tiranës për Partinë Socialiste.
"Qëllimi është i përbashkët, përgjegjësia individuale. PS nuk do të bëhet mburojë e hetimeve të individëve. Kur dikush merr një detyrë në PS, përgjegjësia është individuale. Kapërcimi i vijës ndarëse të qëllimit të përbashkët me atë individuale”, u shpreh Rama.
Megjithatë, Rama nënkuptoi se nuk ka ardhur ende momenti i distancimit mes Partisë Socialiste dhe Ervin Bushatit, përsa kohë ky i fundit nuk është marrë i pandehur.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.