Platforma për shëndetësinë e Partisë Demokratike është e qartë; ajo fillon me anulimin e të gjitha koncesioneve të dhëna nga Qeveria, si ai për “Check up” dhe koncesioni i sterilizimit dhe rritje të pagave për mjekët dhe infermierët.
Në takimin për shëndetësinë të organizuar nga fondacioni “Conrad Adenauer”, Basha premtoi gjithashtu rritjen e bazës së barnave të rimbursueshme dhe forcimin e kontrollit të cilësisë së tyre.
Kreu i PD-së e cilësoi propagandë dhe gënjeshtër të madhe të “Rilindjes” shëndetësinë falas.
“Me koncesionet në shëndetësi vjedhin 35-40 milionë euro në vit. Nuk janë koncesione dhe PPP. Janë vjedhje me kosto 35-40 milionë euro në vit. Me këtë shumë sistemi shëndetësor mund të sillet në parametra të pranueshëm. Problemet janë të qarta. Nisin dhe bazohen mbi gënjeshtrën e madhe të shëndetësisë falas. Shëndetësi falas nuk ka dhe nuk mund të ketë”, vijoi ai.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.