Motosport

Litari i Ku Klux Klan në garazhdin e pilotit të vetëm afro-amerikan

Një litar për të varurit, që të kujton linçimin e Ku Klux Klan është gjetur në garazhdin e cirkuitit Nascar në Talladega, të Alabamas, i destinuar për të vetmin pilot afro-amerikan të kampionatit, Bubba Wallace. Organizatorët e garës, shumë popullore në jug të Shteteve të Bashkuara, paraqitën një denoncim për “krim urrejtje”. “Kemi hapur një hetim të menjëhershëm dhe do të bëjmë gjithçka që është e mundur për të identifikuar përgjegjësit dhe ti përjashtojmë”, kanë deklaruar ata.

Bubba Wallace, një pilot 26 vjeçar shumë i përkushtuar në luftën kundër pabarazive raciale në SHBA, ka mbështetur kohët e fundit vendimin e Nascar për të ndaluar flamurin e konfederatës, ende  shumë e përhapur në Amerikë, por që shumica e opinionit publik e lidh sot me racizmin e skllavërinë.

Piloti është shprehur në Twitter “jashtëzakonisht i trishtuar” për këtë “akt të shëmtuar racizmi”. “Nuk do të më thyejnë”, ka thënë ai. “Nuk do të dorëzohem kurrë”. Gara e Nacar e të dielës në Talladega, që do të ishte e para e sezonit që do të mirëpriste publikun pas ndërprerjes për shkak të epidemisë së Covid-19, është shtyrë për të hënën për shkak të stuhisë. Përpara shtyrjes, një avion me flamurin gjigant të konfederatës kishte fluturuar mbi cirkuit: një incident i dënuar ashpër nga organizatorët e garës.

https://twitter.com/Hitail/status/1274792778967453699

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë