Drejtësia

Lista / Zgjidhen me short anëtarët e rinj të KED, kryetar do të jetë Sokol Ngresi

Të hënën u hodh shorti për zgjedhjen e anëtarëve të rinj të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për vitin 2024.

Shorti është hedhur në ambientet e Presidencës, prej ku është zgjedhur dhe kryetari i ri i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

KED do të drejtohet nga gjyqtari Sokol Ngresi, i cili u zgjodh nga shorti me gogla, nga radhët e Gjykatës së Lartë.

Po me short është zgjedhur dhe zëvendësuesi i tij, gjyqtari Dariel Sina.

Deri më tani, nga ky short është zgjedhur fituese si anëtare nga radhët e Gjykatës Kushtetuese, Elsa Toska he Sonila Bejtja.

Një tjetër anëtare e KED, si përfaqësuese nga Prokuroria e Përgjithshme do të jetë prokurorja Alma Muça. Ndërsa anëtare zëvendësues është zgjedhur prokurori Arqilea Koça.

Irena Brahimi, do të jetë anëtare në Këshill si përfaqësuese e Gjykatave të Apelit.

Anëtare e dytë do të jetë Altina Nasifi, po ashtu përfaqësuese e Gjykatave të Apelit. Ndërsa anëtare zëvendësuese do të jetë Ilirjana Olldashi.

Lazer Çardaku zgjidhet anëtar i Këshillit si Përfaqësues i Apelit të Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm.

Genti Xholi do të jetë anëtar i dytë si përfaqësues i Prokurorisë së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm.

Ndërsa anëtare zëvendësuese do të jetë  Irma Balli.

Ramiz Lala do të jetë anëtar i Këshillit si përfaqësues i Gjykatës Administrative

Bezart Kaçkini do të jetë anëtari i dytë i Këshillit si përfaqësues i Gjykatës Administrative.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë