Elisa Spiropali dhe Ervin Bushati do të drejtojnë Partinë Socialiste të Tiranës. Kjo është vendosur në mbledhjen e Kryesisë së PS-së që u zhvillua një ditë më parë. Dy deputetët do të zëvendësojnë Blerina Gjylametin, e cila u përplas përpara zgjedhjeve lokale të 30 qershorit për shkak të listës shumemërore për bashkinë e Tiranës. “Për mua ky vendim unanim i Kryesisë së Partisë sime Socialiste, nuk është vetëm privilegj. Është përgjegjësi e madhe që bashke me Elisën të drejtojmë PS Tiranë. Faleminderit Z. Kryeministër, besimi yt ka peshë të madhe për mua. Ky është një moment i rëndësishëm sepse jemi çdo ditë në punë drejt zgjedhjeve 2021”, shkruan Bushati. Për Tiranën është vendosur një rregull përjashtues, ndërsa për rrethet do të ketë minimumi dy rivalë në garë. Për PS-në Durrës në garë janë Luan Zaza dheArdit Keertusha, në Vlore janë Anduel Tahiraj dhe Albana Hodaj. Drejtimin e PS Elbasan do ta marrë në dorë me komandim të përkohshëm deputetja Evis Kushi. Sakaq Eduard Ndreca, Taulant Malshi Florida Çuni janë në garë për të marrë drejtimin e PS Lezhë. Krerët e PS-së do të zgjidhen sipas parimit një anëtar, një votë. Ndërsa socialistët kanë vendosur që të mbajnë kongresin e tyre më 29 shkurt. Procesi i riorganizimit lidhet në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 2021.
Tiranë
Elisa Spiropali
Ervin Bushati
Durrës
Luan Zaza
Ardit Kertusha
Elbasan
Evis Kushi (e komanduar deri në përfundim të procesit)
Lezhë
Eduard Ndreca
Taulant Malshi
Florida Çuni
Vau Dejës
Kristjan Shkreli
Elvis Preçi
Kukës
Anila Sokoli
Sahit Doçi
Mirditë
Pjeter Pjetri
Renuar Kola
Kurbin
Nertila Toma
Tonin Kolici
Shijak
Dorian Gollaj
Fatmir Koci
Kavajë
Elton Elezi
Ledio Hysa
Gramsh
Enis Zani
Besmir
Përrenjas
Haxhi Çollaku
Flutura Haka
Lushnje
Lindita Buxheli
Gentian Nushi
Patos
Klaudio Alisinani
Armand Ahmetaj
Kuçovë
Sybi Shehu
Fatmir Doksani
Memaliaj
Edmonda Harizi
Petrit Lumani
Tepelenë
Arben Gumeni
Dino Selimi
Gjirokastër
Bledar Kaçi
Matilda Gushi
Vlorë
Anduel Tahiraj
Albana Hodaj
Selenicë
Nertil Bellaj
Ilir Fejzaj
Himarë
Aleks Tato
Pervin Gjikuria
Delvinë
Izet Silaj
Arkad Dukaj
Sarandë
Ardian Kola
Asaf Sroka
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.