“Lista e re e barnave të rimbursueshme, që nisur të aplikohet zgjeron listën e medikamenteve të rimbursuara si dhe diagnozave që mbulon, duke bërë të mundur që 475 mijë qytetarë të përfitojnë barnat me rimbursim”.
Në një konferencë për shtyp, drejtori i Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, Eduard Ahmeti deklaroi se lista e re përmban 1175 alternativa tregtare, 568 barna alternative të para dhe 244 principe aktive.
“Në listën e vitit 2018 janë përfshirë 36 barna te reja për diagnoza si insufiçencë kardiake, kancer, hepatit C, demencë/alzheimer, diabet, etj. Këto barna, përmirësojnë dhe zgjerojnë trajtimin e pacienteve në shërbimet onkologjike, gastrohepatologjike, endokrinologjike, kardiologjike, psikiatrike, neurologjike etj. Padyshim risi është përfshirja në këtë listë e herceptines, njëra formë e saj, që së bashku me formën tjetër që sigurohet në QSUT arrin mbulimin 100% të nevojave të grave dhe vajzave për trajtimin e kancerit te gjirit”, tha Ahmeti.
Drejtori i Fondit deklaroi gjithashtu se është ulur ëmimi i barnave krahasuar me listën e mëparshme.
“Vlen te theksohet se çmimet e miratuara janë ulur me rreth 11% krahasuar me çmimet e listës së mëparshme, duke sjellë kështu mundësinë për zgjerimin e listës së rimbursueshme dhe në përfshirjen e diagnozave të reja që më parë nuk ishin mbuluar”.
Nderkohe krahas uljes se cmimit te barnave eshte rritur vlera e financimit per rimbursimin e barnave. FSDKSH financon rreth 10.4 Miliard leke per rimburismin e barnave dhe përfitues janë rreth 475,000 qytetarë. Vetem nga barnat e reja do te perfitojne rreth 10 mije qytetarë.
Sa i takon procesit të kontraktimit me subjektet farmaceutike, drejtori i Fondit u përgjigj se “nuk ka asgjë të pazakontë në këtë proces dhe kontratat po lidhen normalisht. Procesi pritet të përfundojë brenda dy javësh.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.