Politike

Lista e PD për Kukësin, doktorët përballë figurave politike, Noka zhvendoset në Tiranë

Partia Demokratike nis me Kukësin fazën më të rëndësishme atë të votimit të kandidaturave për deputet nga anëtarësia.

Edhe pse është qarku që prodhon numrin më të vogël të deputetëve, (vetëm 3), Kukësi ka filluar fazën e seleksionimit me një vendim surprizë që nuk ka lidhje me propozimet që kanë ardhur në këtë qark, por me një vendim politik të partisë për të zhvendosur Flamur Nokën (që ka kryesuar gjithnjë listën e Kukësit) nga ky qark në qarkun e Tiranës.

Në listën e  kandidatëve për deputetë të qarkut Kukës janë përfshirë emra të rinj kandidatësh ndër ta edhe doktorë të renditur në listë (dega Kukës) si Admir Sinamati apo, Ibrahim Bruka, (ky i fundit pjesë e protestës së mjekëve para kryeministrisë) për të vijuar më pas me emrin e ish-ambasadorit Arben Çejku, pedagogut Lush Susaj, ish-kryetarit e Bashkisë së Tropojës, Besnik Dushaj, ish-kryetari i Bashkisë Kukës, Bashkim Shehu, ish-deputeti, Isuf Çela, Mimoza Hajdarmataj dhe Avenir Peka ish-zv.ministër i Brendshëm.

Të premten çdo anëtar do të ketë të drejtën që të shprehë kontestimin e tij (“votë kontestuese”) për një ose më shumë kandidatë nga lista.

Numri i lejuar i kandidatëve që mund të kontestohen, përcaktohet në fletën e votimit dhe është jo më shumë se 20% e numrit total të listës së kandidatëve, për secilën degë apo qark.

Kandidati që ka më shumë se 20% “votë kontestuese” në raport me numrin e përgjithshëm të anëtarëve të partisë në degën apo qarkun, hiqet nga lista e kandidatëve të konfirmuar dhe përfshihet në listën e kandidatëve që u shtyhet aprovimi

Procesi mbyllet me filtrimin e listës (rreth 300 kandidatë) nga Kryesia për të kaluar më pas për votim formal në Këshill Kombëtar.

Dega Kukës, Qarku Kukës:

ADMIR SINAMATI

ARBEN CEJKU

BASHKIM SHEHU

IBRAHIM BRUKA

SAHIT PRIZRENI

VJOLLCA VATA

Dega Tropojë, Qarku Kukës:

BESNIK DUSHAJ

FERIDE RRAHMANI

ISUF ÇELA

LUSH SUSAJ

MIMOZA HAJDARMATAJ

XHEM NEZAJ

Dega Has, Qarku Kukës:

AVENIR PEKA

DEMUSH KASTRATI

ELEZ MACI

ISMET JAKU

ZENEL KASTRATI


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë