Kombetarja

Lista e Kombëtares, Reja befason me 17-vjeçarin e Interit

Trajneri i Shqipërisë, Edi Reja, ka bërë publike listën e lojtarëve të grumbulluar për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve me Bjellorusinë dhe Lituaninë. Priteshin të reja dhe kështu ka ndodhur, por ka një befasi të madhe në këtë listë. Trajneri italian ka grumbulluar një 17-vjeçar që luan me të rinjtë e Interit, Ramen Çepele.

Ai luan në mbrojtje dhe për herë të parë do të veshë fanellën e Kombëtares kuqezi. Më parë ka luajtur edhe me moshat e Italisë. Çepele ka lindur në Koniljano dhe ka si nënshtetësinë shqiptare, ashtu edhe atë italiane. Ai konsiderohet një lojtar me të ardhme të sigurt dhe trajneri Reja nuk ka hezituar ta grumbullojë. Për herë të parë me Kombëtaren A do të jetë edhe sulmuesin Armando Broja i Çelsit, i cili sapo ka kaluar në formë huazimi te Viteshe në Holandë.

Ramen Çepele me fanellën e Interit. Gazeta Si, 29 gusht 2020

Në mesfushë bie në sy edhe grumbullimi i Qazim Laçit, i cili luan në ligën e dytë franceze me AC Ajacio. Laçi ka qenë një nga lojtarët kryesorë të Kombëtares U-21 vitet e fundit dhe tani është gati edhe për Rejën. Pjesa tjetër e lojtarëve janë të njohur për Kombëtaren. Nga Superiorja, përfaqësuesi i vetëm është portieri i Partizanit, Alban Hoxha. Më 4 shtator Shqipëria luan me Bjellorusinë në Minsk, kurse më 7 shtator pret Lituaninë në “Air Albania Stadium”.

Lista e Kombëtares për ndeshjet me Bjellorusinë dhe Lituaninë. Gazeta Si, 29 gusht 2020

Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë