Futboll

VIDEO/ Balaj e nis në mënyrë perfekte sezonin, shënon tripletë në Austri

Sulmuesi i Shqipërisë dhe Sturm Grazit, Bekim Balaj i është rikthyer formës të tij optimale. 29-vjeçari nga Shkodra, shënoi 3 gola në ndeshjen e raundit të 1/32-ave të Kupës së Austrisë ndaj Insbrukut, në fitoren 8-0 që skuadra e tij arriti në shtëpi.

https://www.youtube.com/watch?v=IW3Os9pAa-8

Shkodrani hapi serinë e golave për ekipin e tij që në minutën e katërt. Por në 29’, Balaj do të shënonte edhe golin e dytë personal dhe të katërtin për ekipin. Në minutën e 86-të Balaj shënon edhe golin e tretë, duke bërë një mbyllje fantastike.

Me fitoren e sotme, skuadra e bomberit shqiptar, siguroi kalimin në raundin tjetër të Kupës së Austrisë. Një nisje spektakolare sezoni e sulmuesit shkodran, duke i dhënë një sinjal të qartë trajnerit Reja për ndeshjet e Ligës së Kombeve ndaj Bjellorusisë dhe Lituanisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë