Drejtësia

Lirohet nga burgu nënkryetari i Bashkisë së Lushnjës pas dënimit për korrupsion

Gazeta Si - Lirohet nga burgu nënkryetari i Bashkisë së Lushnjës, Gentian Nushi, i cili u arrestua për shpërdorim detyre dhe shkelje e barazisë në tenderë.

Ai u dënua me 1 vit e 8 muaj burg nga Shkalla e Parë, por këtë dënim e shleu me qëndrimin në qeli gjatë kohës së paraburgimit dhe Gjykata e Apelit urdhëroi lirimin e tij.

Nushi u arrestua në zyrën e tij në dhjetor të vitit 2021 pas një hetimi disa mujor lidhur me proceduarat e ndjekura të tenderit të kanalit Bishqthem-Bitaj.

Prokuroria konstatoi se Nushi kishte ndërhyrë në procedurat e përzgjedhjes së fituesve në këtë tender. Ish-zyrtari, bashkë me Leonard Sefën me detyrë Drejtor në Drejtorinë e Prokurimeve/Juridike, u vunë në pranga disa muaj pas arrestimit të kryetarit të Bashkisë së Lushnjës, Fatos Tushe për abuzime dhe shkelje të barazisë në tenderë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë