Lajme

Lirohet Ballist Morina

Tifozi i njohur shqiptar, Ismail Morina i njohur si Ballisti, që hodhi dronin me elementet e flamurit shqiptar në stadiumin e Beogradit, është liruar më në fund nga burgu.

Ishte vetë ai që ka bërë të ditur lajmin nëpërmjet një postimi në “Facebook”.

Ai ka postuar një foto me konsullin shqiptar në Bari, Adriatik Haskaj, ndërsa falënderon autoritetet shqiptare, italiane dhe kroate, që ndihmuan në dhënien e drejtësisë për të.

“Me konsullin e pergjithshem te Republikes se Shqiperise, te akredituar ne Bari te Italise, Zotrine/Dashamirin Adrian Haskaj. Pergezime te veçanta strukturave te shtetit shqiptare qe jane pefshire ne perpjekjet per lirimin tim, respekt per Kroacine dhe Italine ne paanshmerine e treguar prej tyre dhe mirenjohje gjithe atyre qe zbriten rrugeve te kryeqytetit shqiptar ne mbrojtjen time.

I LIRË !!

Rrofte shpirti i shqiptarit!!

Ismail Morina (Ballisti)”, shkruan Ballisti në rrjetin social “Facebook”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë