Njerez

Lira Gjika: Prindër, flisni me fëmijët për tërmetin, mos i lini në amulli

Që prej 26 nëntorit i gjithë vendi, por kryesit qytetet më të prekura nga tërmeti shkatërrues, nuk kanë mundur të gjejnë qetësi. Lëkundjet e herë pas hershme të këtyre ditëve, janë shoqëruar edhe me stresin post traumatik të njerëzve. Në kryeqytet dëgjojmë të madh e të vogël të flasin vetëm për tërmetet, por më të predispozuar për të folur dhe për të kuptuar për këtë ngjarje janë fëmijët. Disa prej tyre kërkojnë përgjigje nga prindërit se çfarë do të bëhet, e disa të tjerë fatmirësisht nuk e kanë kuptuar se çfarë ka ndodhur. Por si do të ndikojnë gjithë këto ngjarje në psikologjinë e fëmijëve?
Pediatrja e njohur Lira Gjika shkruan në profilin e saj në facebook se shtyrja e hapjes së shkollave nuk dukej një gjë e mirë, duke mos përfshirë këtu shkollat që kanë rrezik shembjeje. Pediatria cilëson se shkolla nuk janë vetëm muret, por stafi pedagogjik, programet mësimore dhe psikologet.

Pediatria Lira Gjika

“Do të më pëlqente shumë, që ministria të kishte një program për raste postemergjence, si kjo, që po përjetojmë, se si do të veprohej për të neutralizuar stresin post traumatik (PSTSD), që dihet se shfaqet pas situatash të tilla dhe sa më shpejt të trajtohet, aq më pak pasoja le në shëndetin mendorë të popullatës, që përjeton të tilla ngjarje” thotë Gjika.
Ndër të tjera Gjika thekon se duhet të mësojmë nga eksperiencat e të tjerëve, duke na kujtuar hebrenjtë të cilët besonin e studionin në periudhën e kampeve naziste. Gjithashtu, duke marrë shembull edhe nga vende të tjera që përjetojnë më shpesh se Shqipëria fenomene të tilla.
“Të përpiqemi që të shpëtojmë veten, por edhe të veprojmë me përgjegjësi për të ardhmen,” shkruan pediatria.

Që prej datës 26 edhe shkollat janë mbyllur, disa prej tyre për të shmangur lëndimet e nxënësve dhe disa të tjera për të shmangur shqetësimin e prindërve. Gjithashtu në një konferencë për shtyp gjatë ditës së djeshme, Ministrja e Arsimit Besa Shahini, është shprehur se të në të gjitha shkollat, mësuesit do të paraqiten në punë për të nisur me përgatitjet e mësimit, ndërsa shkolla për nxënësit do të fillojnë në datën 9 dhjetor në qarkun e Durrësit dhe në datën 5 dhjeton në Tiranë dhe Lezhë me opsion shtyrje.
Pediatria Gjika inkurajon prindërit që të flisnin me fëmijët dhe të kthehen në shtëpitë e tyre nëse nuk kanë dëme të rrezikshme. Sipas saj, frika e prindërve tek fëmijët prek “ inteligjencën e emocionale”që përcakton mirëqenin emocionale të individëve. Ajo i bënte thirrje prindërve se “për pak kurajo, nuk duhet t’i lënë fëmijët në këtë amulli frike”

Ndërkohë ditë më parë psikologia Arjana Muca u shpreh për Gazetën “Si” se fëmijët duhet të trajtohen me kujdes, pasi përjetimet emocionale lënë pasoja të rënda në kujtesën e tyre. Siç mund të jetë frika, ankthi e pasiguria ndaj ambientit ku ata e kanë ndjerë veten gjithmonë të sigurt.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë