Futboll

Lionel Mesi në histori, fiton për herë të 6-të “Topin e Artë”

Lionel Mesi është fituesi i “Topit të Artë 2019”, në edicionin e 64-t të këtij çmimi që jepet nga francezja “France Football”. Për yllin argjentinas është trofeu i 6-të në karrierë, një më shumë se rivali i përjetshëm, Kristiano Ronaldo, i cili nuk ka qenë i pranishëm në Paris për ceremoninë e dhënies së çmimit prestigjioz. Mesi bëhet kështu futbollisti më fitues në histori. I fundit që e ka fituar “Topin e Artë” është kroati Luka Modriç, ndërsa i pari është Stenli Mathjus, mesfushori anglez i Blekpulit në vitin 1956. “Mundo Deportivo” e kishte paralajmëruar ditë më parë fituesin e “Topit të Artë”, duke ndjekur me shumë vëmendje zhvillimet e fundit dhe gjithçka ka rezultuar e vërtetë.

10 MË TË MIRËT – Lista e 10 lojtarëve më të mirë të sezonit të fundit, sipas “France Football” përbëhet nga këta emra: Alison (Liverpul), Levandovski (Bajern Mynih), Mahrez (Mançester Siti), Mane (Liverpul), Mbape (Psg), Mesi (Barcelona), Ronaldo (Juventus), Salah (Liverpul), Bernardo Silva (Mançester Siti), Van Dijk (Liverpul).

RREGULLORJA – Një gazetar nga çdo vend akordon 6 pikë, 4, 3, 2 apo 1 për 5 lojtarët që ai zgjedh si më të mirët, duke marrë në konsideratë atë çfarë ka fituar individualisht dhe me skuadrën, talentin dhe karrierën e kandidatëve. Kush merr më shumë pikë, shkon në listën finale. Në rast barazimi me pikë, fiton ai lojtar që është zgjedhur më shumë herë në vend të parë gjatë votimit.

De Ligt "Topi i Artë| për të rinj, me të fejuarën. Gazeta Si, 2 dhjetor 2029

“Topin e Artë” për të rinjtë e ka fituar mbrojtësi holandez i Juventusit, Mathijs De Ligt, pas një sezoni të shkëlqyer me Ajaksin dhe tani me kampionët e Italisë. Portieri më i mirë është shpallur braziliani i Liverpulit, Alison, kurse “Topin e Artë” për femra e ka fituar amerikania Megan Rapinoe, kampione bote me Amerikën.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë