Futboll

Lionel Mesi acarohet me trajnerin, ndërrimi i tij bëhet çështje botërore

Një shprehje fytyre që flet qartë, apati për të mos thënë indiferencë në momentin e golit të fitores nga Ikardi. Ky është Mesi i minutave të fundit të ndeshjes me Lionin, pas ndërrimit, që të thuash nuk u prit mirë nga argjentinasi, është pak. Ish-kapiteni i Barcelonës ua bëri të qartë të gjithëve qëndrimin e tij, pa u shqetësuar aspak nga telekamerat, që ndeshjen e parë të tij në shtëpi e kishin primare.

Është e pashmangshme që mosdhënia e dorës ndaj trajnerit Poketino të mos bëhet një çështje. Pritej që problemet Poketinos t’ia krijonte porta, por ai vendosi të aktivizonte Donarumën titullar, pasi e kishte lënë disa ndeshje në stol. Tensioni për të tani vjen nga një front tjetër. Askush nuk e priste ndërrimin e Mesit, aq më tepër që ishte ndeshja debutuese në shtëpi.

Reagimi i Mesit pas nderrimit. Gazeta Si, 20 shtator 2021

Nuk mjaftuan ovacionet e “Parc des Princes” për të evituar ndezjen mediatike të çështjes edhe përtej kufijve francezë. Zëvendësimi i Mesit ka marrë vëmendjen e të përditshmeve spanjolle dhe atyre amerikaono-jugore. “Fox Sports Brasil” dhe “Tnt Sports Argentina” kanë evidentuar mimikat e fytyrave të shokëve të skuadrës, Paredes dhe Rafinja, të cilët ishin të surprizuar. Ftohtësia e Mesit te goli i Ikardit është evidentuar nga “Diario Olé”.

Reagimi i Mesit nuk ka kaluar pa u vënë re edhe nga mediet në Francë, ku analizat janë të ndryshme. Edhe sepse rëniea e Mesit në pjesën e dytë ishte e dukshme për të gjithë. Mesi me shumë mundësi mendonte se mund të zgjidhte ndeshjen, pasi i shkoi afër golit, duke goditur shtyllën nga një goditje dënimi nga rreth 25 metra.

Poketino preferoi t’u besonte Hakimit dhe Ikardit, duke mbajtur në fushë Mbape, me të cilin PSG shpreson të rinovojë para janarit. “Kemi 35 lojtarë, - tha pas ndeshjes trajneri Poketino, duke dashur të fitojë ndonjë pikë mediatike. – Unë bëj zgjedhjet e mia, duke menduar për të mirën e skuadrës dhe lojtarëve. Trajneri duhet të marrë vendimet, pëlqehen apo jo ato. E pyeta Mesin si ishte dhe ai më tha se nuk kishte asnjë problem”. Por fytyra e Leos tregonte të kundërtën.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë