Lajme

Linjat e fluturimeve në perëndim po mbyllen, por në Kinë po rinisin

Nga të gjitha industritë e shkatërruara nga Covid-19, aviacioni është një nga më të goditurat rëndë. Qeveritë kanë mbyllur kufijtë e kanë ndaluar udhëtimin. Në përgjigje të kësaj pandemie shumë prej linjave të fluturimeve e veçanërisht ato Europiane e Amerikane kanë reduktuar kapacitetin në fluturimet internacionale me rreth 80%. Rënia e numrit të fluturimeve ka qënë kaq e madhe sa CAPA, një agjensi konsultimesh për industrinë e fluturimeve, shprehet se shume prej linjave të fluturimeve mund të falimentojnë nga fundi i majit nëse nuk marrin ndihmë nga shteti. Por interesante është fakti se pikërisht në vendin ku mori dhenë ky virus, në Kinë, trendi i rritjes së numrit të fluturimeve ka pësuar rritje.

Në fund të Janarit, Kina imponoi karantinën te qytetarët e saj për të mos lejuar përhapjen e virusit. Brenda javës kapaciteti në itineraret për fluturime brenda dhe jashtë vendit kinez ra me 75%.  Në Gangzhou, aeroporti më i madh në Kinë, fluturimet prej dhe nga këtij lokacioni kishin rreth 71% të sediljeve për t’u ulur bosh.

Por që atëherë duket se Kina e ka lënë pas më të keqen. Numri i rasteve me të infektuar të rinj me Covid-19 ka ardhur në rënie. Madje numri ka qënë kaq i vogel i rasteve me të infektuar me Covid-19 sa qeveria ka mbyllur spitalin e saj të fundit Covid-19 e madje ka nisur promovimin e fluturimeve.  

Kjo rritje e numrit të fluturimeve dhe vëndeve të mbushura të sediljeve për pasagjerët që udhëtojnë me aeroplan është vënë re në itineraret e brëndshme ku kapaciteti i vëndeve (sediljeve) të zëna në këto fluturime është rritur nga 4.2 milionë në javë në fund të shkurtit në 8.6 milionë tani. Në një studim statistikor nga agjensia OAG, linjat e fluturimeve kineze e kanë rritur numrin e pritshmërive të vendeve të zena nga 10 milionë që ka qënë prillin e vitit të kaluar, në 12.6 milionë për prillin e 2020-ës. Gjatë kësaj periudhe ka numër të madh fluturimesh e lëvizjesh qytetarësh kinezë si pasojë e dy festave të mëdha si Qingming festival dhe dita e punës.

Sigurisht nuk ka garanci se gjithë këto pritshmëri nga linjat e fluturimeve do të realizohen. Por shteti kinez zotëron aksione të shumta në 3 prej 4 kompanive të fluturimeve më të mëdha në Kinë. Kështu që ai mund t’iu thotë këtyre kompanive ajrore t’i vazhdojnë fluturimet megjithëse aeroplanët mund të kenë pjesë të mëdha të vendeve bosh në mënyrë që të rikthhet konektiviteti midis zonave të Kinës e nxitet rimëkëmbja ekonomike përmes transportit. Sidoqoftë situata në të ardhmen, Chris Tarry, një konsulente që punon për CAPA, shprehet se këto pritshmëri janë të motivuara nga një trend në rritje real i kërkesave të konsumarorëve.

Linjat e fluturimeve që operojnë në Kinë shprehen se ndonëse po rrisin numrin e fluturimeve brenda vendit, ato po shfaqin përsëri shumë kujdes në itineraret internacionale e veçanërisht ato që hyjnë në Kinë. Për muaj të tërë bota trëmbej nga risku i përhapjes së koronavirusit nga shtetasit kinezë. Tani mbase është rradha e Kinës që t’i trëmbet udhëtarëve të huaj që futen atje.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë