Lajme

Lihet në burg ish-drejtori i Hipotekës Shkodër

Gjykata e Shkodrës ka lënë në burg Zamir Lekën, ish-drejtorin e Hipotekës Shkodër, ndërsa për juristen Frida Mirashi është lënë masa e sigurisë arrest shtëpie.

Seanca gjyqësore u zhvillua me dyer të mbyllura.

Avokati mbrojtës ka kërkuar masë më të lehtë sigurie për ish-drejtorin e hipotekës, por nuk u pranua nga gjykata.

Zamir Leka u arrestua pak ditë më parë për korrupsion. Ai akuzohet se ka marrë shuma të konsiderueshme parash për të kryer shërbimet ndaj qytetarëve.

Rezulton e provuar sipas prokurorisë se ai ka marrë deri në 5 mijë euro dhe në raste të tjera ka pritur ofertat nga të interesuarit, dhe në momentin që merr përfitimin e kërkuar, i kalon praktikat përkatëse te juristët e zonave, në disa raste vetë dorazi, në disa raste të tjera nëpërmjet juristes Frida Mirashi.

Zamir Leka u emërua më 18 janar të këtij viti si drejtor i Hipotekës dhe pas 8 muajsh në atë pozicion Prokuroria ka lëshuar urdhrin e ndalimit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë