Facebook vazhdon të jetë evaziv në përgjigjet e tij gjatë pyetjeve në Komisionin Parlamentar Britanik të Mediave dhe Digjitalizimit që po analizon skandalin mbi keqpërdorimin e të dhënave të kompanisë së mediave sociale nga Cambridge Analytica, tha kreu i komisionit ditën e sotshme.

Komisioni po shqyrton lajmet e rreme, dhe se çfarë konsulenca, e punësuar për fushatën presidenciale të vitit 2016 të Donald Trumpit, bëri me të dhënat e Facebook, të cilat u zotëruan në mënyrën më të keqe të mundshme.
Cambridge Analytica kur është pyetur, ka thënë se ka fshirë të dhënat të cilat nuk janë përdorur për fushatën e Trump. Ajo ka mohuar gjithashtu kryerjen e punës së paguar në fushatën për Brexit.
“Facebook vazhdon të shfaqë një model të paqëndrueshëm sjelljeje që është vënë re gjatë gjithë hetimit tonë “, tha kreu i Komisionit Damian Collins duke iu referuar edhe përgjigjes së letrës më të fundit të Facebook drejtuar komisionit, duke thënë se përgjigjet mbi atë se si monitoron reklamën politike dhe burimet e saj të përkushtuara për sigurinë ishin të pamjaftueshme.
“Kompania duket se preferon minimumin mbi shqyrtimin rigoroz … Ne do të trajtojmë këtë pikë si pjesë të raportit tonë të përkohshëm që do të publikohet në kohën e duhur. “
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.