Mazhoranca ka rrëzuar kërkesën e PD dhe LSI për të anuluar votimin e ligjit për Teatrin.
Sekretariati i Kuvendit, ku bëjnë pjesë Adnor Shahmeti dhe Alket Hyseni, është mbledhur për të shqyrtuar procedurën, dhe kryesisht pamjet filmike që shoqëruan votimin e së enjtes.
Por, burime nga PS-ja njoftuan se ishin dy deputetë të LSI që ndërruan kartën e deputetit Bitri me atë të Vangjel Tavos, i cili atë seancë mungonte.
Kështu që Sekretariati i Kuvendit ka vendosur se votimi i kryer për ligjin e Teatrit është i vlefshëm.
Një fakt i tillë u bë me dije më herët nga kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla. Ai u shpreh se karta e Bitrit ishte ndërruar me atë të Tavos.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.