Lajme

Ligji për Teatrin mbërrin në Presidencë

Ligji i ndryshuar për Teatrin Kombëtar ka mbërritur në Presidencë. Mësohet se ligji mban të njëjtin numër me të variantit të parë, 37 datë 20.09.2018, ndërsa Kuvendi ia dërgon kreut të shtetit për shpallje dhe dijeni.

Ndërkohë, palët janë të ndara nëse Presidenti ka të drejtë apo jo që të rikthejë dy herë ligjin.

Partia Demokratike e konsideron ligj të ri variantin e ri dhe që i jep Metës të drejtën e rikthimit, por Partia Socialiste e konsideron të njëjtë se mban të njëjtin numër me të vjetrin.

Stafi i presidentit ka marrë në shqyrtim dokumentet e përcjellë nga Kuvendi, ndërsa vendimi nga Presidenti për dekretim ose jo do të jetë brenda 20 ditësh pas kthimit të Metës nga OKB.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë