Futboll

Liga e Europës/ Shorti vë Juventusin përballë Sportingut, Roma rigjen Fejnordin

Gazeta Si - Sportingu i Lisbonës është kundërshtari i Juventusit në çerekfinale të Ligës së Europës. Një kundërshtar i vështirë, që arriti të eliminonte Arsenalin në 1/8-at, ndaj dhe skuadra e Alegrit është e paralajmëruar.

Roma ndeshet me holandezët e Fejnordit, ekipin që e mundi në finalen e Ligës së Konferencës vitin e kaluar në “Air Albania”. Juventusi dhe Roma, nëse kualifikohen, mund të takohen vetëm në finale, sipas skemës së shortit.

Shorti i çerekfinaleve te Liges se Europes. Gazeta Si, 17 mars 2023

Mançester Junajtid, një nga favoritët kryesorë për fitimin e trofeut të Ligës së Europës, ndeshet me Seviljen në çerekfinale. Gjermanët e Bajer Leverkusen luajnë ndaj belgëve të Union SG, surpriza e këtij kompeticioni.

Çerekfinalet e Ligës së Europës
Sfida 1: Mançester J.-Sevilja
Sfida 2: Juventus-Sporting Lisbonë
Sfida 3: Bajer Leverkusen-Union SG
Sfida 4: Fejenord-Roma

Gjysmëfinalet
Sfida 2-Sfida 1
Sfida 4-Sfida3

Ndeshjet e para çerekfinale të Ligës së Europës luhen më 13 prill, kurse ato të kthimit më 20 prill. Gjysmëfinalet zhvillohen më 11 dhe 18 maj, ndërsa finalja më 31 maj, në Budapest, në “Puskash Arena”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë