Futboll

Liga e Europës/ Mançester Junajtid eliminon Barcelonën, kalon Roma e Kumbullës

Gazeta Si – Mançester Junajtid është fituesi i sfidës së madhe në Ligën e Europës me Barcelonën. Në ‘Old Trafford’ anglezët fituan me përmbysje 2-1 dhe fituan një ‘biletë’ për më tej, duke qenë se ndeshja e parë në Spanjë ishte mbyllur në barazim, 2-2.

Katalanasit ishin të parët që kaluan në avantazh me anë të Levandovskit, i cili realizoi nga pika e bardhë e penalltisë. Në pjesën e dytë trajneri ten Hag gjeti kartën fituese dhe përbmysi rezultatin. Futja në fushë e brazilianit Antoni ishte vendimtare. Fred barazoi shifrat dhe pastaj Antoni shënoi edhe golin e kualifikimit. Ndeshja pati edhe momente tensioni mes lojtarëve.

Roma mundi 2-0 Salcburgun në ‘Olimpiko’ dhe siguroi kualifikimin, duke zhvlerësuar fitoren 1-0 në ndeshjen e parë të austriakëve. Italianët goditën traversën në fillim me Dibalën, ndërsa rezultati u zhbllokua pas 33 minutash nga Beloti me kokë, pas krosit të Spinacolës.

Paulo Dibala shënoi më pas golin e dytë dhe në pjesën e dytë skuadra e Mourinjos e administroi mirë avantazhin e dyfishtë. Në 1/8-at do të ndeshet me një nga skuadrat fituese të grupeve dhe emrin e saj do ta mësojë gjatë shortit të së premtes. Marash Kumbulla, mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, qëndroi në stol gjithë kohën.

Eliminimi i Ajaksit nga Union Berlini ishte surpriza më e madhe e kësaj faze. Skuadra e kualifikuara nga Play-off-i janë: Sporting Lisbonë, Juventus, Bajer Leverkusen, Sevilje, Mançester Junajtid, Union Berlin.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë