Futboll

Liga e Europës/ Juventusi e ka trampolinë Championsi, fokusi te Barcelona-M.Junajtid

Gazeta Si – Për Juventusin Liga e Europës është thelbësore në një sezon torturues brenda dhe jashte fushe. Në fushë edhe Roma, që ndeshet me një kundërshtar të fortë si Salcburgu.

Kreyesfida e kësaj faze është sigurisht Barcelona-Mançester Junajtit, një duel Championsi, por që këtë sezon ka zbritur në Ligën e Europës. Ksavi dhe skuadra e tij premtojnë t’i shkojnë deri në fund, por edhe Junajtid e synon trofeun.

Liga e Europës luan sot ndeshjet e para të play-off-it dhe Juventusi përballet me francezët e Nantës në ‘Allianz Stadium’, kurse Roma me Salcburgun në Austri. Pas eliminimit nga Championsi, Juventusi luan në Ligën e Europës pas 9 vitesh.

Është debutim në këtë kompeticion për Alegrin, që e konsideron një objektiv shumë të rëndësishëm për këtë sezon të vështirë. Liga e Europës është si një trampolinë për bardhezinjtë, sepse nëse fitojnë në finalen e Budapestit më 31 maj, garantojnë pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve. Nuk do jetë e lehtë, sepse në garë janë edhe Barcelona, Mançester Junajtid, Ajaksi dhe ekipe të tjera.

Kundërshtari i Juventusit është Nanta, që bardhezinjtë e kanë mundur në 1996-ën, në gjysmëfinale të Championsit. Alegri pritet të luajë sërish me tredhëmbëshin Di Maria-Vlahoviç-Kieza. Kuadrado dhe Bonuçi janë rikuepruar. Në mbrojtje do luajë me siguri Bremer, i skualifikuar në kampionat.

Roma e Kumbullës përballet me një ekip të fortë si Salcburgu. Mourinjo beson te momenti i mirë i Paulo Dibalës, ndërkohë që detyrën më të vështirë e ka mbrojtja. Braziliani Fernando dhe Okafor janë shumë të rrezikshëm. Kumbulla pritet ta nisë nga stoli këtë ndeshje.

Liga e Europës, play-off
Sot, ora 18:45
Ajaks-Union Berlin
Barcelona-Mançester Junajtid
Salcburg-Roma
Shakhtar D.-Renes
Ora 21:00
Bajer Leverkusen-Monako
Juventus-Nantë
Sevilja-PSV
Sporting-Midtjyland


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë