Futboll

Liga e Europës, Juventusi dhe Mançester Junajtid në çerekfinale pa probleme

Gazeta Si – Juventusi është kualifikuar për në çerekfinale të Ligës së Europës. Skuadra e Alegrit është imponuar ndaj Frajburgut edhe në Gjermani, ku ka fituar 0-2, me penalltinë e Vlahoviç dhe golin e Kiezës. Frajburgu luajti me 10 vetë për gjithë pjesën e dytë.

Bardhezinjtë kanë përsëritur sot suksesin e ndeshjes së parë në Torino. Vlahoviç shndërroi në gol një penallti (edhe karton i kuq për lojtarin e Frajburgut) në minutën e 45-të, kurse Kieza dyfishoi shifrat në kohën shtesë. Gjatë pjesës së parë Shezni ishte vendimtar në dy raste me pritjet e tij.

Juventusi feston fitoren ndaj Frajburgut. Gazeta Si, 16 mars 2023

Në superioritet numerik gjatë 45 minutave të dyta Juventusi rrezikoi vetëm një herë, duke goditur traversën me Kiezën, pak para se sulmuesi anësor të shënonte. Italianët shkojnë kështu mes 8 skuadrave më të mira në Ligën e Europës.

Është klualifikuar edhe Mançester Junajtid, që ka eliminuar Bestisin. “Djajtë e kuq” kanë fituar edhe sot në Spanjë, falë një goli të Markus Rashford në pjesën e dytë, ndërkohë që në ndeshjen e parë kishin fituar thellë.

Befasia e madhe e 1/8-ve ishte eliminimi i Arsenalit nga Sportingu i Lisbonës pas penalltive. Ndeshja në Londër përfundoi 1-1, me golin e Granit Xhakës për Arsenalin. Edhe ndeshja e parë ishte mbyllur në barazim 2-2, ndaj dhe kualifikimi shkoi në shtesë e më pas te penalltitë, ku për ekipin anglez gaboi Martineli.

Rezultatet e Ligës së Europës
Betis-MANÇESTER JUNAJTID 0-1
Fenerbahçe-SEVILJA 1-0
FEJNORD-Shakhtar Donjetsk 7-1
Frajburg-JUVENTUS 0-2
Arsenal-SPORTING L. 1-1 (3-5 pas penalltive)
Ferencvarosh-BAJER LEVERKUESE 0-2
Real Sociedad-ROMA 0-0

UNION SG-Union Berlin 3-0
(Me kapitale skuadrat e kualifikuara)


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë