Futboll

Liga e Europës/ Jashtë Ajaksi dhe Arsenali, eliminohen të gjitha portugezet

Porto, Benfika, Sportingu i Lisbonës dhe Braga janë eliminuar që në fazën e 1/16-ave të Ligës së Europës, duke shënuar kështu një dështim për klubet portugeze që gjithmonë kanë spikatur në kompeticionet europiane. Jashtë Ligës së Europës kanë dalë edhe emra të mëdhenj si Ajaksi dhe Arsenali. Eliminim më i dhimbshëm ishte ai i “Topçinjve”, të cilët humbën në shtëpi 1-2 ndaj Olimpiakosit. Asnjë problem për Mançester Junajtid, Interin, Romën, Volfsburgun dhe Bazelin.

Ndeshjet e kthimit në Ligën e Europës nisën të mërkurën, kur Gllasgou Rejnxhërs i Florian Kamberit eliminoi Bragën. Është shtyrë për shkak të kushteve të këqija atmosferike ndeshja mes Salcburgut dhe Eintraht Frankfurtit. Shorti i fazës së 1/8-ave do të hidhet sot dhe nuk ka asnjë kufizim. Interi dhe Roma mund të përplasen që në këtë fazë.

Ighalo shënon golin e parë me fanellën e Mançester Junajtid. Gazeta Si, 28 shkurt 2020

Ja dhe rezultatet e ndeshjeve të kthimit për 1/16-at e Ligës së Europës.

BAZEL-Apoel Nikosia 1-0 (3-0)
ESPANJOL-Volverhemton 3-2 (0-4)
Porto-BAJER LEVERKUSEN 1-3 (1-2)
Gent-ROMA 1-1 (0-1)
BASHAKSHEHIR-Sporting Lisbonë 4-1 (1-3)
LASK LINZ-AZ Alkmar 2-0 (1-1)
Malmoe-VOLFSBURG 0-3 (1-2)
Ajaks-GETAFE 2-1 (0-2)
Arsenal-OLIMPIAKOS 1-2 (1-0)
Benfika-SHAKHTAR DONJETSK 3-3 (1-2)
Selltik-KOPENHAGEN 1-3 (1-1)
INTER-Ludogorets 2-1 (2-0)
MANÇESTER JUNAJTID-Bryzh 5-0 (1-1)
SEVILJA-Kluzh 0-0 (1-1)
Braga-GLLASGOU REJNXHËRS 0-1 (2-3)

Të premten, ora 18:00
Salcburg-Eintraht Frankfurt (1-4)
Shënim: Me kapitale skuadrat e kualifikuara, në kllapa rezultatet e ndeshjeve të para


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë