Muzike

Liam Gallagher nxit Noelin për ribashkimin e Oasis

Liam Gallagher thotë se e ka falur të vëllanë, Noelin,  për ftohjen e gjatë mes tyre dhe dëshiron të rikthejnë grupin Oasis.

Në një postim në Twitter, Liam Gallagher i thotë  vëllait të madh Noelit: ‘Të kam falur, tani le ta kthejmë Oasis si në kohët e arta!”, ndërsa ka shtuar  “Nuk jam i dëshpëruar por mendoj se do të ishte gjë e mirë”.

Fansat e grupit mund të mos e besojnë, por duket se Liami vërtet do që së bashku me Noelin të kthejnë sërish Oasis.

Por një riafrim i mundshëm mes vëllezërve do të ishte me kleçkë, duke qenë se në muajin mars, Liami e krahasoi Noelin dhe bashkëshorten e tij  Sara MacDonald  me vrasësit serialë, Fred  dhe Rosemary West.

Në një postim në Tëitter, Liami fajësoi MacDonald-in, gruan e dytë të  Noelit,  se kish shkaktuar ndarjen e grupit, duke shkruar “Ajo është arsyeja pse Oasis nuk janë më bashkë.”

Ndërsa Liami ka tendencën të evokojë liderë botërorë ( si edhe vrasës në seri) ndërsa ofendon Noelin, fyerjet shpesh zbukurohen me referenca ushqimore, kur vijnë nga ana tjetër.

“Ai është më keq se Kim-jun  Tung  apo si dreqin quhet ai” – i është referuar Liami të vëllait,  tnë çmimet Neë Musical Express,  në shkurt të këtij viti, duke shtuar: “Ai është më keq sesa Donald Trump. Është gënjeshtari më i madh dhe mashtruesi më i madh në biznes.”

Nga ana tjetër Noeli ka thënë për Liamin në një postim në Twitter, disa vite më parë, se i pëlqen i vëllai po aq sa noodles-at në tenxhere.” Edhe më herët, në postimet e tij, ai e ka krahasuar të vëllanë me ushqime, ndërsa më 2009-ën shkruante në Twitter “Do të bëja më shumë qejf me një konservë sardelesh.”

Arrogant, të paedukatë, njeri që të shtie frikën dhe përtac, do ta cilësonte në një intervistë dhënë për Revistën “Q” në prill të vitit 2009. “Është si një njeri me pirun në një botë me supë.”

Albumi debutues solo i Liamit, “As you were”  u  rendit në vendin e parë në klasifikimet  muzikore britanike , kur u prezantua tetorin e kaluar, ndërsa kënga më e fundit e të vëllait  “Who Built the Moon?” nga albumi “High Flying Birds” (Zogj që fluturojnë lart) ka pasur pasqyrimet më të forta  mediatike të dekadës, një muaj më vonë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë