Lajme

Lezhë, kamioni përplas biçikletën, humb jetën një 78-vjeçar

Një aksident me pasojë vdekjen e një 78-vjeçari ka ndodhur mëngjesin e sotëm në superstradën Lezhë-Laç.

Shtetasi me iniciale Zef Mullishi po udhëtonte me një biçikletë në superstradën Lezhë-Milot, kur është përplasur nga një automjet te kryqëzimi i Rrilës. 

Ndërkohë, në vendngjarje ka mbërritur menjëherë policia, e cila ka ndaluar shoferin e kamionit, Xh. D., 50 vjeç, banues në Lushnjë, ndërsa grupi hetimor ka filluar punën për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë