Politike

Leyla Moses-Ones: Takimi me Bashën ishte privat, s’kam komente

Në një ditë të ngarkuar përplot me ngjarje, ambasadorët e vendeve europiane të atashuar në Tiranë kanë shkuar në zyrën e kreut të opozitës Lulëzim Basha.

Ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca, ambasadori Gjerman në Tiranë, ai i Britanisë së Madhe dhe e ngarkuara me punë e SHBA-ve, Leyla Moses-Ones kanë vizituar sot pasdite në një takim të përcaktuar më parë selinë e Partisë Demokratike.

Në përfundim të takimit, e pyetur nga gazetarët rreth cështjeve të mundshme që mund të ishin diskutuar në takim, e ngarkuara me punë e SHBA-ve Leyla Moses-Ones u shpreh se takimi ishte privat, “nuk kam komente”.

Në fokus të takimit mendohet të ketë qenë Reforma Zgjedhore, për të cilën në PD, që prej një muaji është ngritur një grup pune, si edhe Gjykata Kushtetuese.

Takimi ndodh gjithashtu në një moment kur kanë kaluar më shumë se 9 muaj krizë politike.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë