Futboll

Lëvizje të befasishme te Milani, Maldini dhe Masara largohen nga klubi kuqezi

Gazeta Si – Përmbysje e fortë e situatës te Milani. Pa u mbushur 24 orë nga takimi me Xherri Kardinale, ku pati divergjenca në aspekte të ndryshme, nga merkatoja e fundit tek kjo që vjen, Paolo Maldini dhe Frederik Masara janë larguar nga klubi kuqezi.

Dy drejtuesit e sektorit teknik, që një vit më parë rinovuan deri në qershor të 2024-ës, do të zëvendësohen nga Xhorxhio Furlani, i cili do të jetë fuqiplotë, si dhe nga Geofrei Monkada në rolin e drejtorit sportiv.

Paolo Maldini, ish-drejtori teknik i Milanit. Gazeta Si, 6 qershor 2023

Stefano Pioli, duke përjashtuar ndonjë surprizë, duhet të qëndrojë në postin e trajnerit dhe do të ketë më shumë fuqi në merkato.

Nuk është ende e qartë se cilat janë termat e ndarjes, por vendimi ëhstë marrë nga Kardinale, që nuk ka pasur një raport shumë të mirë me Paolo Maldinin.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë