Futboll

Lëvizja surprizë, Zllatan Ibrahimoviç te Monca sezonin e ardhshëm

Gazeta Si – Lëvizje surprizë mund të konsiderohet ajo e sulmuesit veteran të Milanit, Zllatan Ibrahimoviç. Sezonin e ardhshëm, suedezi pritet të luajë me fanellën e Moncës së Berluskonit dhe Galianit. Ishte pikërisht ky i fundit që e mori sulmuesin te Milani herën e parë.

Në Francë janë të bindur për këtë transferim, madje shtypi shkruan se ka një akord verbal mes klubit italian dhe Ibrahimoviçit, kontrata e të cilit me Milanin skadon në muajin qershor.

Sipas ‘Footmercato’, mundësitë që Zllatan Ibrahimoviç të jetë goditja e madhe e merkatos së verës për Moncën janë 90%. Gjatë këtij sezoni suedezi ka luajtur pak, pasi forma e tij ka qenë e kunshtëzuar nga dëmtimet e shpeshta dhe serioze.

Ndoshta ka ardhur momenti që Ibrahimoviç dhe Milani të ndajnë rrugët, pasi gjendja fizike e 41-vjeçarit nuk i përgjigjet më nivelit të këtij klubi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë