Politike

Lëvizja ‘Shqipëria bëhet’ mbledh firma për ndryshimet në sistemin zgjedhor, Lapaj: Të ndahet ‘shapi nga sheqeri’

Lëvizja ‘Shqipëria bëhet’ ka nisur një iniciativë për ndryshime në sistemin zgjedhor përmes mbledhjes së firmave.

Në një dalje për mediat, nga Kryesia e Kuvendit, kreu i kësaj lëvizje, Adriatik Lapaj tha se ka nisur aksioni për mbledhjen e 20 mijë firmave, ndërsa shtoi se në vend duhet të ketë një sistem proporcional.

“Është çasti që të ndahet shapi nga sheqeri. Të ndahen ata që janë pro hapjes së sistemit. Ose do të jemi për hapjen e sistemit, ose që të mbahen peng qytetarët.

Ose janë pro faktit që emigrantët të votojnë ose jo. Nuk ka rrugë të mesme. Duhet që çdo deputet në vend të parë, të pozicionojë veten. Duhet t’u japim të drejtë emigrantëve tanë që të votojnë. Ose me pengmarrësit, ose me qytetarët. S’ka rrugë të mesme”, tha ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë