Vështrimet do të kthehen nga “BayArena” nesër pasdite kur dy të parat në Bundesliga do të përballen në raundin e 22. Bayern e di se një fitore do ta bënte thuajse të pakapshëm me diferencën prej 11 pikësh – kur mbeten 12 javë deri në fund. Bayer Leverkusen do të provojë ta reduktojë diferencën në 5 pikë në rast fitoreje në shtëpi. Bayern vjen pas fitores 3-0 ndaj Werder Bremen ndërsa Leverkusen la pikë në transfertën ndaj Wolfsburg. Kjo do të jetë edhe një përballje mes dy trainerësh të rinj, e treta këtë sezon.

Në javën e 5 skuadrat barazuan 1-1 në “Allianz Arena”. Në Kupën e Gjermanisë, Leverkusen u mjaftua me avantazhin minimal 1-0 duke eleminuar Bayern që luajti pa Manuel Neuer të ndëshkuar me kartonin e kuq në minutën e 17. Vincent Kompany që e mori drejtimin e Bayern në fillim të sezonit, ka lënë pas Pep Guardiola-n sa i përket zotërimit të topit, 66%. 38 vjeçari në “Allianz Arena” ka një mesatare prej 2.6 pikësh për ndeshje, më e larta në historinë e Bundesliga-s (lë pas Guardiola-n, 2.5).

Ndërkohë Bayern ka pësuar 109 gjuajtje në 21 ndeshje që tregon efektivitetin e taktikës së tij edhe në prapavijë. Sa më lart i ka mjaftuar Bayern të grumbullojë 54 pikë nga 63 të mundshmet– pikavarazhi i 4 në historinë e Bundesliga-s. Leverkusen është një nga tre skuadrat e tjera (55 pikë në të njëjtën javë një sezon më parë). Aktualisht kampionët kanë 8 pikë më pak por Alonso – një nga 9 njerëzit që e kanë fituar titullin në Bundesliga si lojtar dhe trainer mbetet besim plotë te skuadra e tij.

Ish lojtari i Bayern, Real Madrid dhe Liverpool ka humbur 8 nga 81 ndeshjet e drejtuara prej Tetorit të vitit 2022. Vetëm Guardiola, Ancelotti dhe Kompany kanë mesatare më të mira. Leverkusen nuk humbet prej 27 ndeshjesh në transfertë, rezultati i 2 më i mirë në Bundesliga. Si lojtarë, Alonso dhe Kompany janë ndeshur 7 herë. Spanjolli ka fituar 5 ndeshje ndërsa 2 të tjera janë fituar nga rivali belg.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.