Vërtetë u shkurorëzuan 1 sezon pasi u shpalën kampionë por Bayer Leverkusen dhe Alonso barazuan rekordin për numrin e ndeshjeve pa humbje në transfertë në Bundesliga. Barazimi 2-2 në Freiburg ishte i 33 rezultat pozitiv në udhëtim jashtë “BayArena”-s. E thënë ndryshe – edhe pse nuk e mbrojtën dot titullin, “aspirinat” sërish e shkruajtën historinë. Pas golave të Florian Wirtz dhe Jonathan Tah në “Europa-Park Stadion”, Leverkusen është një ndeshje larg mospësimit të një humbjeje për të dytin sezon rradhazi në Gjermani.

Më herët këtë rekord e vendosi Bayern që nuk pësoi asnjë humbje në Bundesliga mes javës së 32 të sezonit 2011/12 dhe javës së 27 në sezonin 2013/14. Jupp Heynckes dhe Pep Guardiola ishin në krye të skuadrës por Xabi Alonso ka qënë i vetmi në krye të Leverkusen çka nënkupton se ai e ndërtoi vetë rrugën e këtij rekordi mes trajnerësh. Për të fundit herë në transfertë Leverkusen është mundur në javën e fundit të sezonit 2022/23 nga Bochum në shifrat 3-0. Pas titullit të një sezoni më parë, “aspirinat” ja dolën të kthehen në zonën Champions, 12 muaj më pas.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.