Futboll

Levandovski nxit rikthimin e Mesit: Dua të luajmë bashkë te Barcelona!

Gazeta Si – Tifozët katalanas thirrën në kor emrin e tij në ndeshjen e fundit, duan me çdo kusht që të rikthehet. Rikthimin e Lionel Mesit me fanellën e Barcelonës e nxit edhe Robert Levandovski. Sulmuesi polak është shprehur se do t’i pëlqente shumë të luante bashkë me argjentinasin.

"Mesi 'i përket' Barcelonës dhe, nëse kthehet, do të jetë diçka e jashtëzakonshme. E dimë që vendi i tij është këtu. Nuk e di çfarë do të ndodhë, por shpresoj që sezonin e ardhshëm të luajmë bashkë”, - ka theksuar sulmuesi i Barcelonës.

Robert Levandovski, sulmuesi i Barcelones. Gazeta Si, 11 prill 2023

Lionel Mesit i skadon kontrata me PSG-në në qershor dhe nga sa kuptohet edhe nga situata aktuale, 7 herë fituesi i ‘Topit të Artë’ nuk dëshiron të rinovojë me parisienët. Për të ardhmen e tij është përfolur një kalim i mundshëm në Arabinë Saudite, apo edhe në MLS. Megjithatë, edhe rikthimi te Barcelona është një hipotezë konkrete.

\Robert Levandovskit ka mundësi reale që t’i plotësohet dëshira për sezonin e ardhshëm. Presidenti Laporta dhe njerëzit e tij kanë nisur kontaktet për rikthimin e ‘Pleshtit’.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë