Njerez

Letra mallëngjyese e vajzës së Maradonës: Nuk mund ta imagjinoj jetën time pa ty

Dalma Maradona ka lindur në 1987, pak muaj para kampionatit historik numër 1 të Napolit. Vajza ka zgjedhur të kujtojë të atin me një postim mallëngjyes në Instagram, duke zgjedhur një foto që e tregon, në vitet e para të jetës, së bashku me Diegon gjatë një pauze në stërvitje në kohën kur Diez luante me napoletanët. Në këtë postim, është gjithë dashuria e dhimbja që një fëmijë mund të shprehë për vdekjen e një prindi.

“Kam pasur gjithnjë shumë frikë nga vdekja ime, por tani jo më. Sepse di që ky do të jetë momenti që do të rishoh e do të të përqafoj përsëri. Që tani më mungon baba! Do të rezistoj këtu, pa atë pjesë të zemrës sime që ti e more me vete! Ashtu si më ke kërkuar gjithnjë do të kujdesem për ‘Jabru’ e për ‘pompon’ tënd të preferuar, sepse më ke dhënë gjithnjë përgjegjësi të pamundura që kur kam mundur të përdor arsyetimin. Do të të dua e do të të mbroj për gjithë jetën sepse të falënderoj për jetën që kaluam së bashku! Jam e shkatërruar, por do të vazhdoj përpara! Më prit aty. Do të shihemi, ndërsa do ushtrohem me “Y como es el” kështu që kur të takohemi do ta këndojmë serish bashkë. Ti në të vërtetë duke kënduar mirë e unë jo. Të dua baba! Do të të dua e mbroj për gjithë jetën! E nëse mbesa jote do të dojë të të thërrasë me videotelefonatë, do të vdes përbrenda, por ji i sigurtë se do ti them ekzaktësisht kush ishe, kush je e kush do të jesh përgjithnjë! Ndoshta të do që tani. Nuk kishte nevojë për shumë që të të doje. I bëra bashkë pjesët e nuk arrij ta imagjinoj si do të jetë jeta pa ty. Ja ku jam këtu me burrin më të mirë në botë e një vajzë që më detyrojnë të eci para! Jeta është pak edhe kështu, së shpejti! Do të sjell margaritarë për të zbukuruar çorapet tuaja të futbollistit e të lutem më shih sërish me këtë dashuri që shfaq në foto! Do të dua përgjithmonë!”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë