Futboll

Letra ekskluzive/ Interi zyrtarizon miqësoren me Egnatian, luhet në Ferrara

Inter Milano-Egnatia Rrogozhinë, kjo do të jetë një prej ndeshjeve të luksit të klubit shqiptar gjatë muajit gusht. E përfolur prej kohësh dhe e konsideruar si një fantazi e çmendur, tani ka marrë formë zyrtare. Gazeta Si ka siguruar kërkesën e bërë nga klubi i madh italian i Serisë A.

Gjithçka duket si surreale për skuadrën nga Rrogozhina, që do të plotësojë ëndrrën e saj, pas fitimit për herë të parë të Kupës së Shqipërisë këtë vit, ku mundi Tiranën në finale, si dhe pas pjesëmarrjes për herë të parë në kupat e Europës, ku u mund nga Arati i Armenisë. Skuadra rrogozhinase do të ketë fatin të luajë me një prej skuadrave më të mëdha italine dhe jo vetëm.

Kerkesa zyrtare e Interit per miqesoren me Egnatian. Gazeta Si, 30 korrik 2023

Ndeshja mes Inerit dhe Egnatias do të jetë në kuadrin e fazës përgatitore të klubit zikaltër, por që siurisht edhe për Egnatian, që tashmë është jashtë kupave europiane dhe i ka mbetur thjesht përgatitja për kampionatin, i programuar të fillojë më 19 gusht.

Ky takim do të zhvillohet më 13 gusht në qytetin e Ferraras në Itali, ku është e sigurt që do të ketë edhe tifozë shqiptarë po aq sa edhe ato italianë, në mos më tepër, duke qenë se një skuadre shqiptare rrallë herë i ndodh të ketë një përballje të këtij niveli, qoftë kjo edhe miqësore.

Lojtarët e Egnatias do të kenë për një ndeshje si kundërshtar edhe lojtarin e Kombëtares, Kristjan Asllani.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë