Politike

Letra/ Drejtuesit e BE, shteteve anëtare: Hapni negociatat me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut

"Hapni negociatat me Shqipërinë”. Ky është apeli publik i lëshuar përmes një letre nga drejtuesit e Bashkimit Europian, drejtuar vendeve anëtarë. Presidenti i KiE, Donald Tusk, Juncker, Von der Leyen, Sassoli kërkuan që Shqipërisë dhe Maqedonisë së t’i hapen negociatat, në një kohë kur vendimi jepet më 18 tetor.
Letër e përbashkët e Presidentëve Tusk, Sassoli, Juncker dhe Presidenti i zgjedhur Von der Leyen për hapjen e bisedimeve të pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë është publikuar në faqen zyrtare të komisonit Europian.
"Të dashur kolegë, Qershorin e kaluar u pajtuam të arrinim një vendim të qartë dhe thelbësor për hapjen e negociatave të pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë jo më vonë se tetori 2019. Bashkimi Evropian qëndron para një zgjedhjeje strategjike. Nëse BE vendos tani për të filluar bisedimet e pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë është një provë e aftësisë së Bashkimit për të përmbushur premtimet e saj dhe për të parë të ardhmen. Bota jonë po pëson ndryshime të shpejta", thuhet në këtë letër nga katërshja e drejtuesve aktuale dhe pasuesve të Këshillit, Parlamentit Europian dhe Komisionit Europian.

Letra e drejtuesve te institucineve te Komisionit dhe Parlamentit Europian


Më tej theksohet se nëse BE do të ruajë rolin e saj ndërkombëtar dhe të mbrojë interesat e saj, ndërmarrja e një hapi drejt integrimit të atyre vendeve evropiane që kanë shprehur interes dhe kanë përmbushur kërkesat për fillimin e procesit të pranimit do të ndihmojë në arritjen e kësaj.
"Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria bënë atë që u kërkuam të bënin. Arritja e kësaj kërkonte një përpjekje të konsiderueshme nga qytetarët e tyre, për të cilët perspektiva evropiane ka qenë një burim i shkëlqyeshëm i motivimit dhe vendosmërisë. Nuk ka asnjë garanci për sukses. Do të ketë shumë punë të vështirë për reformat gjatë rrugës. Anëtarësimi nuk do të ndodhë brenda natës. Dhe të dy vendet janë të vetëdijshme për këtë. Paralelisht, bashkëpunimi i BE-së do të duhet të thellohet për të ecur së bashku me zgjerimin, në interesin e ndërsjellë të qytetarëve të vendeve evropiane dhe ato kandidate. Ne besojmë se tani është koha për të hapur bisedimet e pranimit me të dy vendet", mbyllet letra e firmosur nga Sassoli, Tusk, Junker dhe Von der Leyen.
Vetë Tusk në një postin në Twitter, duke prezantuar letrën apeluese, bën të ditur se "ne bësojmë se është koha për hapur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut". Ky apel është lëshuar drejt vendeve anëtarëve të BE-së përara marrjes së vendimit më 18 tetor.

https://twitter.com/eucopresident/status/1179785002034302978?ref_src=twsrc%5Egoogle%7Ctwcamp%5Eserp%7Ctwgr%5Etweet

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë