Media Galeri

Letonia nxjerr monedhën e martesës

Banka Qendrore e Letonisë mori një hap të pazakontë duke nxjerrë në treg monedhën e martesës  për të reklamuar dhe familjarizuar më shumë institucionin e martesës në vend.

Monedha 5 euroshe do të shitet për 53 euro nëpërmjet website-t të Bankës Qendrore të Letonisë dhe mban të shkruar “po” në të dyja anët, përgjigja që jep një individ kur pranon të martohet me dikë.

Vendet e Europës kanë bërë shumë herë çudira të këtij lloji, duke krijuar monedha për modernizmin, sipërmarrjen dhe liritë personale.//Bloomberg


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë