Njerez

Lesein, i riu mbjell pemë për çdo gol që shënon

Lesein një 15 vjeçar nga Kenia, është një nga mijëra të rinjtë në mbarë botën që i është bashkuar Greta Thunberg në luftën e saj kundër ndryshimit të klimës. Ai mbjell pemë për çdo gol që ka shënuar që prej vitit të kaluar dhe këtë e quan mënyrën më të mirë për t’i shërbyer mjedisit dhe luftës kundra ndotjes.
Lesein përdor futbollin dhe rrjetet sociale për të rritur ndërgjegjësimi mbi shpyllëzimet dhe ndryshimet e klimës.
“Mësova për shpyllëzimin dhe ndryshimin e klimës me trishtim dhe fillova të mbjellë pemë për çdo gol që shënoj,” tha ai.
Lojtari i ri ka lidhur pasionin e tij për sportin me vendosmërinë për të luftuar shpyllëzimin.
“Të gjithë duhet të bëjnë diçka, për të shpëtuar botën, sado pak mundësi të kenë,” shton 15 vjeçari.
Lesein dëshiron që ky projekt i vogël i tij të përhapet edhe në zona të tjera të vendit ku ai jeton, për të inkurajuar shokët e shkollës dhe të ekipit ku luan, që të mbjellin pemë së bashku me të.

https://www.instagram.com/p/B2Y16hrB1qS/?utm_source=ig_web_copy_link

Gjithashtu ai po përdor edhe rrjetet sociale për të rritur ndërgjegjësimin për ndryshimin e klimës. Ai gjatë gjithë kohës promovon përdorimin e materialeve të ripërdorshme dhe bën thirrje për ndryshime në politikat që merren për mbrojtjen e mjedisit.
Javën e kaluar Organizata e Komeve të Bashkuara organizoi një samit global mbi ndryshimin e klimës në Nju Jork dhe nga pjesëmarrësit kryesore ishte Greta Thunberg, aktivistja e re suedeze e cila ka mobilizuar shumë njerëz në mbarë botën për të ndryshuar gjendjen e klimës në tokë, për muaj me radhë.

https://twitter.com/GretaThunberg/status/1176181310898884608

Kombet e Bashkuara mblodhën së bashku të gjithë aktivistët e rinj që gjendjen në të gjithë botën për të treguar mendimet e tyre se si mund të shpëtojmë nga ngrohja globale dhe të shkembejë përvojat e tyre. Ata i kërkuan liderëve të botës të mos humbasin më kohë dhe të fillojnë të veprojnë për të mbrojtur të gjithë fëmijët nga ndotja globale që ka rrethuar tokën.
“Efektet e ndryshimeve klimaterike kërkojnë që udhëheqësit në botë të veprojnë urgjentisht dhe kjo është arsyeja pse Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara po mbledh aktivistë të rinj si unë për t’i bërë ata më përgjegjës dhe t’i nxisë të veprojnë,” shkroi Lesein në një postim.

https://www.instagram.com/p/ByWlsBvhsWY/?utm_source=ig_web_copy_link

“Të rinjtë janë ata që do të ndryshojnë botën. Kjo është një betejë që ne mund dhe duhet ta fitojmë,” u shpreh në Samit, Antonio Guterres, Sekretari i Përgjithshëm i KB./Eurcativ/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë