Futboll

Leo Mesi qartëson të ardhmen: Nuk do të marr pjesë në Botërorin e 2026-ës

Gazeta Si – Kapiteni i Argjentinës kampione bote në fuqi ka deklaruar se edicioni i Katarit dhjetorin e kaluar ishte i fundit në karrierën e tij.

Karriera e gjatë dhe e suksesshme e Lionel Mesit me kombëtaren argjentinase, e plotësuar kohët e fundit me trofetë që mungonin, Kupa e Amerikës dhe Botërori, nga sot ka një datë skadence zyrtare.

Mesi me fanellen e Argjentines. Gazeta Si, 13 qershor 2023

Ylli i futbollit botëror ka folur për median kineze Titan Sports, ku ka zbuluar se nuk ka në plan të marrë pjesë në Kupën e Botës 2026, që zhvillohet në Kanada, SHBA dhe Meksikë.

"Botërori i Katarit ishte i fundit për mua”, - është shprehur Mesi. Lamtumira nga kompeticioni global me një finale të fituar do të ishte një epilog përrallor. Megjithatë, numri 10 lë një spirale të vogël shprese, kur thotë: "të shohim si do të shkojnë gjërat…"


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë