Futboll

Leo Mesi ka një mënyrë të re festimi të golave, imiton super heroin Thor

Gazeta Si – Shumë tifozë të futbollit pyetën se çfarë do të thotë mënyra e re e festimit të golit nga Lionel Mesi. Për të shpjeguar gjithçka ka menduar bashkëshortja e tij, Antonela.

Nuk mund të shpresonte për një impakt më të mirë me fanellën e Inter Majemit Lionel Mesi… Argjentinasi është bërë menjëherë protagonist në fushë me golat e tij. Në ndeshjen e fundit, ku ishte autor i një dopiete, ‘Pleshti’ festoi me një mënyrë të re, duke ngjallur shumë kureshtje.

Çfarë do të thotë gjesti i tij, saktësisht ngritja e krahut të djathtë dhe lëvizja e dorës duke e shtrënguar? Shumë menduan se Mesi i referohej një ‘kërkese’ për një pije, por nuk është kështu.

Domethënien e atij gjesti e ka zbuluar bashkëshortja e argjentinasit, Antonela Roccuzzo. Në Instagram ajo ka postuar festimin e 7 herë fituesit të ‘Topit të Artë’, në krah të super heroit të njohur Thor.

Mesi ka kopjuar momentin kur personazhi Marvel bën atë veprim për të marrë çekiçin e tij. Duket se djali i Leos, Thiago, është një fans i madh i personazhit dhe ja ku misteri u shpjegua…


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë