Lajme

Lëkundje të forta tërmeti në Shqipëri

Lëkundje të forta tërmeti u ndjenë në disa qytete të vendit. Tërmeti ka qenë me magnitudë 5.1 të shkallës rihter dhe ka qenë me epiqendër 10 km në lindje të Burrelit, 38 km në verilindje të Tiranës, me thellësi 10 km. Lëkundjet u ndien në Tiranë dhe kryesisht në zonën verilindore, si Bulqizë dhe Burrel, ndërsa më të lehta ishin në Durrës dhe Berat. Qendra  Europiane Mesdhetare e Sizmiologjisë njofton se lëkundjet e forta të tërmetit janë ndjerë edhe në Malin e Zi, Kosovë, Maqedoni dhe në Bosnjë-Hercegovinë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë