Motosport

Lekrek nderon Ferrarin në Austri, Vetel dështon sërish

Ka qenë një e shtunë e çuditshme kjo për skuderinë italiane, Ferrari. Njëri prej pilotëve të saj, Çarls Lekrek është renditur i pari në provat zyrtare, ndërsa piloti i parë, Sebastian Vetel nuk shkoi më shumë se vendi i dhjetë, duke lënë një shije shumë të keqe zhgënjimi.

Në pistën e Spilberg, skuderia italiane duket se e i kishte rregulluar disa aspekte në makinë dhe të paktën arriti të rivalizojë me Mercedesin. Dy pilotët e makinës gjermane nuk shkuan më shumë se vendi i dytë. Hamilton do të niset pas Lekrek, ndërsa në vendin e parë të vijës së dytë do të jetë piloti i Red Bull që do të ketë pas krahëve të tij në start pilotin e dytë të Mercedes, Valteri Botas.

https://twitter.com/F1/status/1144978860318101505

Vetel në fakt kishte bërë shumë mirë gjatë dy sesioneve të para në këto prova dhe madje kishte treguar se mund të shkonte drejt një “pole position”. Por një problem e detyroi gjermanin që mos të dilte më në pistë dhe kështu do ta nisë nesër garën nga vendi i dhjetë.

https://twitter.com/F1/status/1145000155495710727

Me atë që u pa sot provat zyrtare, formën që ka treguar Ferrrari dhe Red Bull, nëser më shumë gjasa do të shikojmë një garë të hapur dhe renditje finale do të jetë e vështirë për tu përcaktuar deri në xhiron e fundit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë