Motosport

Leklerk zot në Montekarlo, Ferrari shkëlqen në provat e lira

Gazeta Si - Ferrari ngjitet në katedër në Montekarlo dhe lë pas dy makinat Red Bull në provat e lira. Sharl Leklerk ishte zot në shtëpinë e tij. Ishte ai njeriu i së premtes.

Kaarlos Sainz e mbylli në vend të dytë, 44 të mijëtat pas shokut të skuadrës. Dy makinat Red Bull mbetën pak më të shkëputura në këto prova.

Serxho Perez doli i treti, kurse kampioni në fuqi, Maks Vershtapen, i katërti. Lando Norris në vend të 5-të, kurse në vend të 6-të Xhorxh Rasëll.

Dy makinat Ferrari u shfaqën më mirë në turin e dytë të provave në Montekarlo. Ka shpresa për rezultat të mirë edhe për kualifikueset te Ferrari, por duhet pritur si do të reagojë kampioni në fuqi.

Leklerk gjatë provave. Gazeta Si, 27 maj 2022

Po ashtu, edhe ndonjë kapriço e motit në Montekarlo mund të ndikojë në kualifikueset e së shtunës.

Ljuis Hemilton nuk shkoi më shumë se vendi i 12-të në provat e lira.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë